Ekziston rreziku i një ankandi për Paul Pogba. Sipas “Sky Sports”, në fakt, Real Madridi i është bashkuar Juves dhe PSG në kërkim të një mesfushori. Ish-lojtari i Manchester United ndërkohë e ka shtyrë vendimin e tij për ditët në vijim, duke qenë me pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bardhezinjtë, shumë të sigurt për mundësinë e rifitimit të kampionit të botës, duhet të jenë të kujdesshëm sepse ai i Ancelottit është një kërcënim më i fortë se parizienët. Pogba është në fazën e reflektimit sepse kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit e madhe në karrierë.
Juve i ofroi atij një marrëveshje 3-vjeçare, gjithashtu ka marrë fjalën e francezit, por në tregun e transferimeve gjithçka mund të ndryshojë në një çast. Dhe kështu, ja ku vjen Real Madridi, i cili e ka të vështirë të blejë Tchouameni.
Kundërshtari për këtë të fundit është PSG. Kështu mund të ndodhë pra: nuk do të mund të marrë Tchouameni, ndaj do të tentojë planin B që quhet Paul Pogba. Javë më parë pati një tentativë edhe nga Manchester City, me një ofertë shumë fitimprurëse.
Sidoqoftë, Pogba nuk u tregua i vrazhdë dhe i pabesë me kushërinjtë e Manchester United. Prandaj, numri i skuadrave të interesuara për Pogba do të kufizohej në tri: PSG, Juventus dhe Real madridi. Kush do të triumfojë?