Ambasada Amerikane ka publikuar një pjesë të deklaratën së Demian Smith në Konferencën Ndërkombëtarë të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë në Tiranë. Ambasada shkruan se ‘asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka pasur një kuadër kaq gjithëpërfshirës për hetimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve’.

Postimi i Ambasadës

“Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka pasur një kuadër kaq gjithëpërfshirës për hetimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ju takon juve që t’i përdorni këto mjete për të vazhduar atë që vetingu ka nisur në sigurimin e një sistemi drejtësie të drejtë dhe të pavarur”. I Ngarkuari me Punë Demian Smith në Konferencën Ndërkombëtarë të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë në Tiranë. Lexoni fjalën e plotë duke klikuar këtu: https://bit.ly/3Olg5NO