Islanda ka humbur jo pak nga shkëlqimi i viteve të fundit, kjo reflektohet edhe nga numri i ulët i tifozëve që priten të jenë në stadiumin për sfidën kundër Shqipërisë.

Afro 3 mijë tifozët vendas pritet të jenë të pranishëm në stadium, shumë herë më pak se sa tre vite më parë ku sfidën e ndoqën live 10 mijë tifozë.

Tifozet Kuqezi

Si gjithnjë, tifozët kuqezi kanë njoftuar se nuk do të mungojnë as në këtë transfertë të largët, plus shqiptarët që jetojnë në Islandë, të gjithë bashkë pritet të krijojnë një atmosferë të ngrohtë për të besuarit e Edy Reja-s.