Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli për zbatimin e “Open Banking” në Shqipëri duke theksuar se Shqipëria është vendi i parë në rajon që po shkon në drejtim të këtij zhvillimi.
Ai deklaroi se ky zhvillim kërkon investime teknologjike për të mundësuar edhe sigurinë maksimale në banka. Sejko nënvizoi se janë ndërmarrë një sërë masash rregullative për të nxitur pagesat elektronike.
Megjithatë, Sejko tha se është rritur ndjeshëm ndërveprimi dixhital në banka
. “Edukimi financiar në Shqipëri, relativisht i ulët. Rreth 50% e transfertave bëhen në distancë”, tha ai.
Sejko e quajti të rëndësishëm procesin e finskalizimit që sipas tij do të sjellë dixhitalizimin e ekonomisë.
“Procesi i fiskalizimit vlerësohet i rëndësishëm. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ka ende shumë punë për të bërë. Është e nevojshme të shihen mundësi të zhvillimeve infrastrukturore të pagesave. Edukimi financiar është gjithashtu një element i rëndësishëm”, tha ai.