Beatrix Ramosaj është shfaqur sot e veshur me një fustan të bardhë nusërie duke marrë të gjithë vëmendjen. Këngëtarja shfaqet duke pozuar me fustanin e bardhë, flokët kaçurrela teksa mban dhe një buqetë me lule.
Postimi ka nxitur dyshimet për një projekt të ri muzikor duke qenë se në një nga fotot Trixa ka shkruar: “Vjen së shpejti…”.
Kujtojmë që këngëtarja është bërë shumë aktive në muzikë që pas daljes nga “Big Brother VIP”, duke publikuar 3 projekte të reja.