Kryeministri malazez Dritan Abazoviç, i shoqëruar nga homologu i tij Edi Rama, kanë vizituar Ukrainën.

Dy kryeministrat kanë parë nga afër shkatërrimet në qytetet e Borodjanka dhe Irpin, të bombarduara nga trupat ruse.

Në një interviste për RTCG, Abazoviç tha se “paqja nuk ka çmim dhe se ndodhet në Ukrainë për ta mbështetur atë.”

“Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje me anë të dialogut, por gjëja më e rëndësishme është të ndalohet lufta, agresioni dhe vrasjes së civilëve”, tha ai.

Abazovic u shpreh se patën mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe të dëshmojnë një katastrofë të madhe humanitare.

“Është tragjike ajo çfarë pamë dhe dëgjuam, infrastruktura të shkatërruara, dhe përfundimi është i thjeshtë: duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Pavarësisht nga të gjitha dilemat dhe dyshime gjëja më e rëndësishme është të jetojmë në paqe”, tha kryeministri malazez për RTCG.