Presidenti francez Emmanuel Macron, ka paralajmëruar qytetarët e tij duke u shprehur se vendi ka hyrë në një ekonomi lufte.
Në këtë mënyrë ai ka theksuar se është i domosdoshëm organizmi për të përballuar këtë situatë.
“Duhet të mendojmë për një ekonomi më ndryshe. Ky ndryshim i ritmit duhet të na bëjmë të reflektojmë . Duhet të jemi në gjendje të rindërtojmë më shpejt atë që është më e domosdoshme për forcat tona të armatosura, për aleatët tanë, për të gjithë ata që duan të na ndihmojnë”, ka thënë ai.