*“Ballkani i Hapur duhet të vijojë”, Varhelyi: Nisma, mundësi për përshpejtimin e integrimit në BE*

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha në Samitin e Ballikanit të Hapur se kjo nismë mund të përshpejtojë integrimin e vendeve të rajonit.

Duke falënderuar liderët e Ballkanit për ftesën, ai tha: “E marr këtë si një ftesë që Bashkimi Europian të jetë pjesë e këtij procesi. Mendoj se kjo iniciativë jo vetëm është shumë e mirë dhe të gjithë e mbështesin, por ajo është mundësi për zgjidhje mbi çështje të cilën përballet rajoni për dekada të tëra, si dhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE, nëse e zbatojnë ashtu si duhet”.

Duke folur për planin e BE-së për investimet në Ballkan, krijuar me qëllim zgjidhjen e sfidave më të mëdha të rajonit, ai tha se kur zgjidhën ato çështje kuptuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, pasi pa të nuk do të realizonin dot ato investime.

“Nuk ka kuptim të ndërtohen në Ballkan rrugë e hekurudha nëse kamionët duhet të ndalojnë në kufi çdo gjysëm ore. Nuk ka kuptim të flasim për integrim të rajonit në BE, nëse mes vendeve tuaja ende duhen konvertuar dokumentet për të punuar në një shtet tjetër një orë nga vendi juaj, apo nuk bëni dot mes vendeve tuaja tregti si duhet. Për ne rajoni mund të krijojë 1/3 e bruto prodhimit vjetor vetëm përmes integrimit ekonomik, rajoni e ka këtë potencial. Ne mund të ndihmojmë me planin e investimeve ekonomike, sepse kjo është mënyra jonë për Ballksnin e Hapur” deklaroi Varhelyi.