Deputetja Zhupa, njëherësh anëtare Kryesi e PD, thotë se demokratët po bëjnë përpjekje për t’u bashkuar, duke qenë se partia aktualisht është e ndarë në dy fraksione.

Duke folur nga Kuvendi për privatizimin e Butriniti, Zhupa është pyetur dhe për situatën në Partinë Demokratike.

Anëtarja e re e Kryesisë së PD së Berishës, thotë se vetëm të bashkuar do fitojnë kundër Ramës. “Unë jam anëtare e PD prej të paktën 12 vitesh dhe aktive në PD 9 vitet e fundit.

I gjithë kontributi im është që demokratët të vijnë në pushtet. Në PD ka një ndarje por është detyra jonë të shkojmë drejt bashkimit.

Legjitimiteti vjen nga anëtarët dhe vota. Sot unë jam anëtare dhe është legjitime si institucion dhe kam zgjedhur të pranoj të jem në atë Kryesi që përfaqëson 100% demokratët.

Po bëj përpjekje që çdo demokrat të bashkohet dhe të përfshihet brenda partisë. Duke u bashkua do kemi mundësi të fitojmë përballë Edi Ramës”, tha Ina Zhupa.