Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi reagoi sot pas nënshkrimit të Memorandumit Tripalësh të Sigurisë mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës.

Peleshi u shpreh se ky Memorandum hap rrugën për anëtarësimin e shpejtë të dy vendeve nordike në Aleancë.

“Lajm i mirë nga samiti i NATO-s, në Madrid. Nënshkrimi i Memorandumit Tripalësh të Sigurisë mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës hap rrugën për anëtarësimin e shpejtë të dy vendeve nordike në Aleancë”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

“Vlerësim për këtë vendim tejet të rëndësishëm që Turqia mori, në një situatë delikate për sigurinë globale”, theksoi Peleshi.