Me siguri Bora Zemani është një nga emrat që keni dëgjuar më së shumti muajt e fundit. Pas përfundimit të emisionit “Përputhen”, moderatorja po shijon disa ditë relaksi. Ajo së bashku me djalin e saj, Arborin ndodhen në Turqi për pushime.
Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram Bora ka ndarë me ndjekësit disa foto me bikini. Moderatoja ka pozuar nga ballkoni i resortit ku është vendosur, ku duket me bikini të zinj të thjeshtë dhe një fustan rrjetë të së njëjtës ngjyrë sipër.
“Personi qe po telefononi per momentin nuk mund te pergjigjet! Ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit… beeep!”- shkruan moderatorja krahas postimit.
Me sa duket Bora po kalon kohë vetëm me djalin e saj, ndërsa nga pamjet duket se Donald Veshaj nuk ndodhet me to. Nuk dihet nëse në vijim edhe aktori do t’i bashkohet moderatores në Turqi.