Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov zhvilloi të mërkurën një vizitë në Turqi për të diskutuar mbi krijimin e korridoreve të sigurta për eksportet e grurit ukrainas.

Lavrov u gjend përballë një gazetari ukrainas i cili e pyeti rreth çështjes së eksporteve të grurit: “Përveç drithërave, çfarë mallrash keni vjedhur në Ukraina dhe kujt ia keni shitur?”, pyeti gazetari Muslim Umerov.

Nga ana e tij Lavrov , duke buzëqeshur tha: “Ju ukrainasit jeni gjithmonë të shqetësuar për këtë situatë dhe mendoni se të gjithë mendojnë kështu”.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, tha se beteja për qytetin lindor të Sievierodonetsk do të vendosë për fatin e Donbasit dhe po sheh ndoshta luftimet më të vështira që nga fillimi i pushtimit rus.