Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin ka folur për finalen e Conference League në Tiranë, ku u përballën Roma dhe Feyenoord duke thënë se pati nënvlerësim nga tifozët.
Në një intervistë për Gazzetta Dello Sport, foli me ironi për ata që i konsideron ‘gjeni’ dhe kërkonin stadium më të madh se ‘Air Albania’.
“Disa ‘gjeni’ thanë: ‘Kjo kupë është e kotë!’. Kur u pa se Roma dhe Feyenoord ishin në finalen e Europa League, të njëjtët ‘gjeni’ protestuan sepse finalja ishte në një stadium të vogël… Një gjeni i vërtetë, José Mourinho, ishte i prekur” – tha Ceferin.
Ndër të tjera foli edhe për Superligën duke thënë se askush nuk do të marrë pjesë.
“Nuk ka Asnjë dialog me Agnellin. E takova Perezin dhe respektova protokollin. Nuk mund të pres që UEFA të jetë prona ime. Në finalen e Parisit ishim afër, e urova, por kaq. Sido që të jetë vendimi i Gjykatës, asgjë nuk ndryshon: projekti ka vdekur sepse askush nuk dëshiron të marrë pjesë”, tha Ceferin.
Sa i përket përket eliminimit të Italisë nga Botërori, Ceferin tha: “Futbolli evropian është më i balancuar. Lëndime, gabime dhe je jashtë. Kualifikimi është i vështirë: Italia ka gjuajtur pesëdhjetë herë, Maqedonia e Veriut një. Do të kthehen së shpejti”.