Mbase për herë të parë, ose si rrallë herë, Jose Mourinho në një intervistë për Forbes, nuk bën analizë tekniko-taktike, nuk flet as për skema, por për punën që një trajner bën në aspektin mental, psikologjik:
“Njerëzit të ndjekin vetëm nëse kanë besim tek ty, unë bëj gjithçka që njerëzit të kenë besim tek unë, të mos i zhgënjej. Lojtarët nuk mund të shihen sikur të jenë të gjithë njëlloj, sepse të gjithë janë të ndryshëm, duhet të jesh i përqendruar dhe ti njohësh mirë”, u shpreh fillimisht Mourinho duke shtuar:
“Empatia është thelbësore, është e lehtë për ta thënë por e vështirë për ta bërë. Duhet të kesh një empati me individët.
Raporti i im me stresin? Kam një raport të mirë, nuk është gjë e mirë të mos e ndjesh, por edhe i tepërt të bën dëm.
Çelësi i suksesit? Të mos ngopesh kurrë, të kërkosh gjithnjë më shumë. Të mos ndalesh kurrë. Kjo nuk ka të bëjë me moshën por me personalitetin, u shpreh Mourinho për Forbes.