Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar skemën e vlerësimit për provimin e Matematikës në websitin zyrtar, për Maturën 2022.

Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të tretë të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës.

Në disa shkolla ishin vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmangej kopja me telefon si dhe kishte dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.

Testi i Maturës në total ka 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.