Partia Socialiste ka ftuar Lëvizjen Socialiste për Integrim në 31-vjetorin e së majtës nesër në selinë rozë.
Në selinë e LSI-së të drejtuar nga Monika Kryemadhi, ka mbërritur ftesa për t’iu bashkuar ditëlindjes.
Lajmi konfirmohet nga burime drejtuese të LSI-së.
Burime bëjnë me dije se në festë është ftuar edhe zonja Kryemadhi.
Të dielën në orën 19:00 socialistët do të organizojnë një pritje në oborrin e kësaj force politike.
Ende nuk dihen arsyet e këtij “armëpushimi”, por ftesa vjen pas vendimit të Presidentit Meta për të firmosur dekretin që lironte nga detyra Bajram Begajn edhe pse ndodhej në Stamboll.
Kjo shkaktoi pakënaqësi në radhët e opozitës, me Berishën që u shpreh se ishte veprim antikushtetues.