Nga sovranët simbolikë dhe dekorativë të Evropës, tek sovranët më të fuqishëm të Gjirit Persik, monarkët janë të shumtë të numër edhe në këtë shekull. Por asnjëri prej tyre nuk është një perandor i vërtetë. Kjo do të thotë, se sot nuk ka asnjë sundimtar që të ketë një autoritet personal mbi një gamë të madhe e të larmishme politikash, falë një cikli të veçantë, misterioz të kredencialeve dinastike dhe atyre spiritualiste.
Ky është vëzhgimi që bën një historian, që ia ka kushtuar karrierën e tij një perandorie në veçanti, asaj të Rusisë nën Romanovët, por edhe regjimeve perandorake në përgjithësi. Dominik Lieven sjell në librin e tij të ri një përshkrim në detaje të dilemave me të cilat përballeshin sovranët e plotfuqishëm, nga mbretëresha britanike Viktoria tek padronët e stepave.
Ndërsa rrëfimi i tij ndalet tek mbretëritë e Romës, Indisë, kalifateve të ndryshme islamike (përfshirë atë osman), autokracinë cariste dhe sistemet koloniale të komanduara nga Evropa Perëndimore, ai ofron portretizime në detaje të disa prej perandoreshave të mëdha, nga Vu Zetian e Kinës (që sundoi në vitet 690-705 të Erës Sonë) deri tek Katerina e Madhe e Rusisë (1762-1796), të cilat e përdorën më mendjemprehtësi statusin e tyre si raste përjashtimore në një botë të dominuar kryesisht nga meshkujt.
Lieven flet mbi lojërat me “policë mirë dhe të këqij” të luajtura nga strategët perandorakë.
Ai i paraqet perandoritë si sisteme në të cilat kulturat dhe teknologjitë e ndryshme mund të bashkëjetojnë në mënyra kreative. Nga ana tjetër e sheh etno-nacionalizmin – pra shfaqjen e shteteve të vogla dhe të përcaktuara qartë që rrëshqasin lidhjet perandorake – si një forcë shkatërruese.
Ai është shumë i sinqertë edhe për historinë e vet personale që e dikton atë qasje. Ai banon sot në Britani, por rrjedh nga fisnikët baltiko-gjermanë që i shërbyen Rusisë. U rrit midispopullit anglo-irlandez në muzgun e dominimit britanik, dhe ndërkohë kalon shumë muaj me vjehrrit e tij në Japoni.
Libri fokusohet tek pretendimet perandorake mbi legjitimitetin e shuguruar në mënyrë hyjnore, apo për origjinën hyjnore që pretendonin sundimtarët e Romës së lashtë dhe Japonisë pothuajse moderne. Lieven ndalet shumë tek roli unifikues dhe legjitimues që ka luajtur feja në perandori të ndryshme, nga Budizmi dhe Konfucianizmi në Kinë deri tekOrtodoksia në Rusi.
Ai shpjegon sesi thjeshtësia bindëse e Islamit, nxiti një grup të parëndësishëm arabësh të pushton vende më të sofistikuara. Por feja është vetëm një nga temat që trajton. Ai është jo më pak i magjepsur nga roli jo-proporcional që kanë luajtur në histori kalorësit, të cilët siç tregon ai, patën një ndikim ta madh në kullotat e Euroazisë veriore për rreth 2500 vjet, deri në mijëvjeçarin e dytë të Erës Sonë.
Siç vë në dukje Lieven, sferat dinastike që shtriheshin dikur në Kinën e sotme, mund të ndahen në ato të dominuara nga kinezët Han (Song dhe Ming), dhe territore shumë më të mëdha të qeverisura nga dinastitë mongole, Qing dhe Tang, origjina e të cilave mund të gjurmohet në “botën e luftëtarëve nomadë të stepës euroaziatike”.
Si osmanët ashtu edhe rusët, veçanërisht ata të Moskës, mund të pretendojnë rrënjë të ngjashme. Rusët mësojnë në shkollë se në vitin 1480 paraardhësit e tyre u çliruan nga zgjedha e padronëve të tyre tataro-mongolë. Por ky term ngatërron gabimisht dy popuj; dhe e nënvlerëson lidhjen e thellë simbiotike midis sundimtarëve sllavë të rajonit të Moskovës dhe sundimtarëve të tyre.
Duke theksuan se perandoritë e vërteta i përkasin së shkuarës, Lieven pohon se kuptimi i tyre mbetet ende i rëndësishëm. Siç thotë ai “shumica e vendeve të mëdha në Azi mbeten më shumë si perandori, dhe jo si modeli evropian i politikës etno-kombëtare”. Nëse kontinenti aziatik “preket nga sëmundja e etno-nacionalizmit evropian, planeti mund të mos i mbijetojë kaosit që do të shkaktohej”.
India moderne, shkruan ai në mënyrë provokative, është produkt i perandorive Mughal dhe asaj britanike, të cilat përdorën taktikën “përça dhe sundo”, së bashku me pompozitetin dhe ceremonialet për të mbajtur bashkë nënkontinentin.
Pasi e ka humbur legjitimitetin e tij anti-kolonial, Lieven thotë se India po i nënshtrohet sotmurtajës së etno-nacionalizmit, dhe duket se është e fiksuar pas një përballje gjithnjë e më të rrezikshme me Pakistanin.
Që nga viti 2017, strategjia e SHBA-së mbi sigurinë kombëtare, është bazuar qartazi tekkonkurrenca midis fuqive të mëdha, gjë që nënkupton rivalitetin me Rusinë dhe Kinën. Zyrtarisht, asnjëra nuk është sot një perandori në kuptimin e sundimit nga një sovran. Vladimir Putin dhe Xi Jinping përshkruhen si perandorë në karikatura, por që të dy ata janëprodukt i një ideologji, e cila në teori e urrente privilegjin e trashëguar. Megjithatë ajo që ka më shumë rëndësi, nuk është se çfarë janë, por çfarë mendojnë se janë.
Pavarësisht nga dallimet e tyre nga despotët e vjetër perandorakë, të dy këta udhëheqës e shohin veten si trashëgimtarë të mbretërive monarkike të dikurshme. Putin ka shfrytëzuar historinë cariste për të argumentuar sulmin ndaj Ukrainës.
Ai i ka inkurajuar burokratët e tij të studiojnë veprën e Ivan Iljin, që e shihte imperializmin mbretëror, dhe jo demokracinë liberale, si mënyrën për të mbajtur së bashku Rusinë dhe territoret e sunduara prej saj. Nga ana e tij, Xi ka bërë jo pak përpjekje për të rehabilituar dinastinë Qing, e cila sundoi gjatë vitve 1644–1912, dhe i ka persekutuar historianët që mbështetin një linjë tjetër.
Në njëfarë kuptimi, Rusia dhe Kina kanë ndjekur rrugë të ngjashme. Së pari në të dyja vendet ndodhi një revolucion komunist, që çoi në një refuzim të gati të gjitha kurtheve fetare dhe ideologjike të regjimeve të mëparshme. Dhe tani kemi një rikthim gradual të trashëgimisë perandorake. Epoka e despotëve të kurorëzuar që personifikojnë vullnetin hyjnor mund të ketë mbaruar, por jo epoka e liderëve autokratikë aktualë që frymëzohen nga tradita perandorake./Bota.al