Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, është shprehur se do të bëhet gjithçka që mundet për të mbështetur Kievin dhe popullin ukrainas.
“Është nder të gjendemi këtu me ju. Ne e konsiderojmë këtë si një detyrim politik, por së pari moral për të ardhur në Kiev dhe simbolikisht të shtrëngojmë duart me ju dhe të japim një përqafim për të gjithë popullin ukrainas që po përpiqet me të gjithë kapacitetin për të mbrojtur parimet.
Nuk po luftoni vetëm për vendin dhe popullin tuaj por për parimet dhe mënyrën e jetesës për mundësinë të zgjidhni të ardhmen. Vendet tona, gjithçka që lidhet me vullnetin e institucioneve dhe popullit tuaj është në rregull.
E njëjta vlen edhe për BE. Keni mbështetjen e tre vendeve tona për në BE. Është një kohë mjaft e vështirë për botën por e rëndësishme është lufta të ndalet.
Gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme. Si të ndalim dëmtimin e infrastrukturës, vrasjen e njerëzve, jemi vende të vogla me pak kapacitete por do t’ju mbështesim. Siç po bëjmë tani me pajisje dhe kontribute të vogla që natyrisht nuk janë të mjaftueshme.
Shpresoj që ky samit është gjithashtu një mesazh i fortë për vende e BE që kanë mundësi reale të bëjnë shumë më shumë se ne. Të jemi në të njejtën gjatësi vale.
Ajo që keni bërë është e pabesueshme. Çdo ukrainas në Malin e Zi dhe janë deri tani 10 mijë, pra 1.8 përqind e popullsisë tonë, pasi jemi një vend i vogël, janë komodë dhe të sigurt. Nuk dua të kemi refugjatë nga Ukraina sepse kanë shtëpitë e tyre këtu.
Nga ana jonë keni një mik të besuar. Do të bëjmë gjithçka për t’ju mbështetur dhe ndajmë këtë përvojë prej rreth 3 dekadave më parë në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë shkatërrimin që sjell lufta. Në emër të paqes, miqësisë, solidaritetit të vendeve europiane ju uroj më të mirën për të ardhmen dhe faleminderit për mundësinë. Është një detyrim moral i vendeve të BP dhe më pas detyrim politik. Qëndroni të fortë.”, është shprehur Abazoviç.