Këshilli i Ministrave shpalli ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 2 qershor 2022, në nderim të të ndjerit, Bujar Nishani, ish-President i Republikës së Shqipërisë, ish-ministër dhe ish-deputet.
Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2 qershor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.
Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.