Rusia pretendon se Ukraina ka pësuar dëme të shumta në rajonin lindor të Donbasit.

Ministria e Mbrojtjes ruse thotë se janë vrarë mbi 300 ushtarë ukrainas, janë shkatërruar 6 tanke dhe automjete të tjera përgjatë 3 ditëve luftë në qytezën e Svyatogorsk.

“Sulmet në Zaporizhzhia kanë vrarë 320 nacionalistë ukrainas. Dy helikopterë dhe avionë janë shkatërruar në Mykolaiv” – thotë më tej ministria.

Gjithashtu, rusët pretendojnë se kanë shkatërruar me predha fabrika dhe depo armësh përreth Kharkivit.

Këto janë pretendime pasi nuk ka asgjë të konfirmuar. Sipas BBC, Rusia po tenton që të justifikojë pushtimin në Ukrainë duke i quajtur ushtarët kundërshtarë si nacionalistë dhe nazist.