Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje punën që është bërë për përmirësimin e teksteve shkollore. Përmes rrjeteve sociale, Rama solli disa shembuj në foto nga librat e përmirësuar për vitin e ardhshëm shkollor.
“Një qeveri që i dëgjon të gjithë edhe kur nuk është dakord me të gjitha, bën punë të mira. Besoj ju kujtohen shqetësimet e ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo ndonjë pasqyrim jo të përshtatshëm të jetës reale në tekstet shkollore! Një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, çka solli përmirësimet e duhura”, shkruan kryeministri. Pas shqetësimeve të ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet shkollore, Ministria e Arsimit dhe Sportit ngriti një komision për rishikimin e të gjitha teksteve në arsimin parauniversitar.
Ky komision përbëhej nga disa grupe pune me drejtues të rrjeteve profesionale të mësuesve, mësues dhe specialistë të kurrikulës.