Kryeministri Edi Rama dhe ministri i drejtësisë Ulsi Manja, kanë lënë pas kritikat për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK. Në konferencën e parë anti-korrupsion kreu i qeverisë dhe ministri kanë vlerësuar punën e bërë nga SPAK duke thënë se kanë dhënë rezultatet e para të të prekshme në nivele të larta.

“Kush e mendonte në këtë vend deri pak vite më parë se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga reforma në drejtësi që askush nuk do ndihej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi”, tha Rama.

“A ka sot sistemi i ri mekanizmat e duhura anti-korrupsion, dhe cilat janë rezultatet e para, qëllimi i Reformës ishte lufta e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, dhe po vettingu ka larguar gjyqtarë e prokurorë, ka qenë rruga e duhur. Në këtë fazë të parë të reformës është vulosur ngritja e nj arkitekture të re të sistemit të drejtësisë. Pasi vettingu të përfundojë në 2024, KLGJ, KPL e ILD, janë mekanizmat e duhura që sistemi të jetë i pavarur dhe që jep drejtësi për qytetarët. SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ka dhënë rezultatet e para të prekshme në nivele të larta, ishte diçka e paimagjinueshme që të dënoheshin zyrtarë të lartë, janë garanci se lufta e kundër korrupsionit në nivele të larta garanton sukses”, tha Manja.