Kosova ka përplasur kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Me ironi, Vuçiç e ka quajtur “e ashtuquajtura Kosovë”, por i menjëhershëm dhe i prerë ka qenë reagimi i Ramës, i cili tha se “unë e quaj Kosovë dhe pikë”.

Vuçiç: Dua të kujtoj që ka ndodhur 4 muajt e fundit sipas të dhënave që kam marrë nga shërbimet e mia, 2629 artikuj që janë shtypur në median europiane për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj që thonin se Serbia po vë në rrezik gjithë Ballkanin Perëndimor duke vendosur trupa dhe duke rrezikuar Bosnjen dhe të ashtuquajturën Kosovë. A keni parë ndonjë ndjesë të vetme për ato media me të cilat janë ekspozuar popujt e BE-së”.

Rama: Ai e quajti e ashtuquajtura Kosovë unë i them Kosovë, pikë.

‘Thumba’ e ironi në Bruksel, Vuçiç: Kishte shpresa dje për integrimin! Rama: Lexoni “Twitterin” tim, jo propagandën serbe
Nga Brukseli, ku po zhvillohet konferenca e liderëve të Ballkanit Perëndimor pas Samitit të BE, nuk kanë munguar edhe “thumbat” mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar tha se nuk ndodhi asnjë surprizë në samit. Në këtë moment, ndërhyri presidenti Aleksandër Vuçiç, duke u shprehur me ironi se “dje kishte shpresa”, duke iu referuar kërkesës së opozitës bullgare për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Rama ia ka kthyer me të njëjtën monedhë duke u shprehur se qëndrimet e tij i ka të shkruara në Twitter, teksa thotë se qytetarët nuk duhet të lexojnë “propagandën serbe”.

E kam të shkruar, mos e lexoni te propaganda serbe, por te Twitteri im. Shpresoj që nuk do të ndodhë siç ndodhi me opozitën e Maqedonisë së Veriut që mori atë si fyerje. Unë thashë km i Bullgarisë së ardhshme Perëndimore dhe Shqipërisë së ardhshme lindore. Kjo ishte diçka e pakëndshme për t’u thënë për Bullgarinë dhe BE, jo për RMV, por kur je një opozitë jo e mençur je e destinuar të rrish në opozitë.