Ditën e sotme u zhvillua Samiti i radhës “Open Ballkan” në Ohër, në Maqedoninë e Veriut.

Në Samit morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Dimitar Kovacevski; Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut; Aleksandar Vuçiç, President i Republikës së Serbisë; Dritan Abazovic Kryeministër i Republikës së Malit të Zi; Zoran Tegeltija Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës.

Kryeministri Rama në konferencën për shtyp iu përgjigj pyetjes së gazetarit në lidhje me Ballkanin e Hapur nëse ë shihte si një influencë e Rusisë mbi Ballkan.
Rama u shpreh: “E para, unë nuk flas asnjëherë për opozitat shqiptare të Shqipërisë, kur nuk jam në Shqipëri. Është parim.

“E dyta, të thuash që Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë është njësoj si të thuash që Bashkimi Europina është Jugosllavia e re.”