Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Bruksel, në kuadër të Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) gjatë konferencës për media, për Ballkanin Perëndimor u shpreh se unë u përpoqa që të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre.
“U thashë që ndjehesh mirë dhe keq, ndjesha mirë sepse jemi europianë dhe duam të gjendemi mes europianëve, por ndjehesha keq sepse ende ne nuk mund të jemi si europianë, por si miq në një shtëpi të ndarë. Dhe është vërtet diçka shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale dhe as një luftë kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në një luftë tragjike globale nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë.
Rama shtoi “Kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Presidentit francez Macron, për një objektiv që është politik dhe strategji i dëshiruar që është komuniteti i ri politik europian dhe natyrisht ne do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë, drejt antarësimit me shpresën që shekullin tjetër do të jemi anëtarë.”
“Ne do ta vlerësonim shumë, nëse ky komunitet i ri i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, si një familje e vetme, pavarësisht se jeni në kate të ndryshme, por së paku në dhomën e ndenjes qëndrojmë së bashku, jo kështu”, tha Kryeministri.