Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin e BE-së, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë lëvizur dhe se për të ringjallur një frymë të Evropës, që është nisma Ballkani i Hapur.

‘Ne nuk do të presim ‘Godonë’, më vinte kaq keq për ca njerëz optimistë dje që nisën të shkruanin në Twitter, po ja dalim. Jo nuk erdha këtu me këtë ide se do të ndodhte diçka ndryshe. BE thotë se askush të mos lëvizë. Ne kemi lëvizur e vazhdojmë të lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Evropës, për pjesën tonë që është Procesi i Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur është nisma që kemi ndërmarrë është Ballkani i Hapur që e jetësojnë këtë proces. Këtu janë njerëzit e mire, fjalë të mira, foto të mira, por ne nuk do të heqim dorë. Një ditë do të bëhemi dhe ne anëtarë të mirë në BE.’- tha Rama.