Kryeministri Rama ka thënë se shumë shpejt do të nisë puna për shkrimin e ‘Enciklopedia shqiptare’. Rama foli edhe për abetaren.
“Projekti për enciklopedinë shqiptarë. Projekti madhor I albanologjisë që merr udhë si vullnet I përbashkët i dy qeverive. Është këtu vendi I duhur se ka përfunduar faza e parë për abetaren e unifikuar, kemi fituesin. Jam shumë I lumtur që bashkë me Albinin do të dorëzojmë abetaret e unifikuara. Ne kemi folur edhe me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, edhe me Kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me Serbinë që kjo abetare e unifikuar të shkojë tek të gjitha familjet shqiptare. Edhe në diasporë gjithashtu. Do ta kemi abetaren e unifikuar kudo ku kërkohet”, tha Rama.