Kryeministri Rama e bëri të qartë edhe një herë se Brukseli është fajtori dhe problematiku për situatën ku është vendosur çështja e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Patëm fjalë të mrekullueshme. Dhe të gjithë thanë që ndiheshin shumë keq. Disa e theksuan më shumë. Por megjithatë askush nuk e tha që ndjeheshin keq për Bashkimin Evropian, jo për ne. Në Ohër ju thashë që disa vite më parë se datat e takimeve të Këshillit Evropian ishin më të rëndësishme se ditëlindja ime. Por ata kanë një problem shumë më të madh sesa ne sepse duhet të kenë përgjegjësi shumë më të mëdha. Unë thjesht mendoj se do të mbërrijmë aty, me shpresë para shekullit tjetër por është e sigurt. Ne do të vazhdojmë punën tonë deri sa ata të thonë se është faji i tyre dhe jo i ynë. Ne t’i bëjmë qytetarët tanë të ndihen si në vende me standardet e BE. Unë nuk prisja asgjë, zero”, tha Rama.