Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, mori pjesë këtë të mërkurë në Konferencën e Kombëtare të Antikorrupsionit, që po mbahet prej dy ditësh në pallatin e Kongreseve.
Në fjalën e tij përballë të pranishme ambasadori e vuri theksin te Reforma në Drejtësi, të cilën e cilësoi si një mjet të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, por theksoi se ajo duhet të kombinohet dhe me masa të tjera.
“Është një mbledhje e ekspertizës së rëndësishme dhe korrupsioni ka qenë fjala kryesore e kësaj konference. Dhe ne kemi parë çfarë përpjekjesh ka bërë Shqipëria në këtë fushë. Reforma Në Drejtësi është e rëndësishme. Kjo reformë ka patur një ndikim në të gjitha fushat e jetës dhe sigurisht edhe mbi ekonominë.
Është një mjet për luftimin e korrupsionit, por duhet të alternohet dhe me masat të tjera. Përhapja rrënjësore e teknologjisë digjitale është një prej ndryshimeve më të mëdha që ne po përballemi, unë besoj se e ardhmja e demokracisë do të jetë e formësuar nga teknologjitë digjitale. Por nuk duhet të jemi kaq naiv që digjitalizimi bën korrupsionin, apo evente të tjera të ngjashme. Unë them se këto fenomene janë dinamike dhe lëvizin, prandaj mendoj se duhet të mbajmë ritmin.
Digjitalizimi mund të jetë shtysë për të rritur transporencën dhe për të luftuar korrupsionin. Digjitalizmi duhet të jetë prioritet në vitet në vijim si në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani”, tha Zingraf.