Rriten frikshëm rastet e reja të koronavirusit në Greqi. Ministria e Shëndetësisë në Greqi bën me dije se në 24 orët e fundit janë identifikuar 15 498 raste me COVID.
Numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin në 3,676,502, nga të cilët 48,6% janë meshkuj.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 pacientë.
Sakaq numri i pacientëve të trajtuar me intubim në 24 orët e fundit është 97. Mosha mesatare e tyre është 70 vjeç.
Ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 30 232 vdekje.