I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga ishte i ftuar Bardhyl Reso për të folur lidhur me zhvillimet më të fundit në vend, njëra prej tyre zgjedhja e presidentit të ri si dhe takimi i sotëm i nismës Open Balkan.

Reso tha se nga kjo nismë ekonomike përfitonte më shumë Kosova e cila tregëtinë e kishte të lidhur ngushte me Serbinë, Ai tha gjithashtu se satira dhe mënyra se si kryeministri Rama prezantoi veten edhe në këtë takim ishin qartë ato të një politikani evropian që përfaqëson në mënyrë dinjitoze vendin e tij.

‘Nisma e Open Balkan më duket një mundësi shumë e mirë, sidomos për Kosovën që përfiton më shumë nga të gjithë pasi shumicën e tregtisë së saj e ka me Serbinë. Ne jemi nga natyra pak inatçinj. Mendoj se edhe fakti që në krye të Malit të Zi është një kryeministër shqiptar dhe se tani janë në rolin e vëzhguesit si vend në Open Balkan, por mund të kthehen në anëtarë ka shumë rëndësi. Ka rëndësi sepse mund të influencojnë Kurtin dhe qeverinë e Kosovës që edhe ata të angazhohen në këtë forum ekonomik. Rama është politikan me qasje evropiane, me satirë të hollë. Mënyra se si na përfaqëson jashtë ka rritur dinjitetin e vendit. I bën aq mirë shfaqjet diplomatike sa është për t’u admiruar”, u shpreh Reso.