Revista prestigjoze gjermane “Stern” i ka dedikuar një artikull agroturizmit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të artikullit ndërsa shkruan se nxjerr në pah natyrën e bukur dhe ushqimin bio.

“Revista prestigjoze gjermane “Stern” i ka dedikuar një artikull të gjatë agroturizmit shqiptar, duke nxjerr në pah natyrën e bukur dhe ushqimin bio.

Ndërsa e prezanton Shqipërinë në titull me shprehjen “UNË JAM BIOVEND” ky artikull është një ftesë e hapur për turistët gjermanë që të vizitojnë vendin tonë, pasi do të mrekullohen nga çfarë do të zbulojnë,” shkruan Rama.