Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, kritikoi thashethemet për një romancë me Johnny Depp duke i konsideruar si “joetike” dhe “seksiste”. Camille tha se ishte e zhgënjyer që njerëzit mendonin se ndërveprimet e saj me Depp ishin “të papërshtatshme ose joprofesionale”.

“Unë kujdesem shumë për klientët e mi dhe padyshim që jemi afruar. Por kur them ne, kam parasysh të gjithë ekipin, dhe sigurisht që përfshin Johnny-n,” tha ajo për People, duke shtuar se ylli i “Pirates of The Caribbean” ka qenë miku dhe klienti i saj për katër vjet e gjysmë.

“Është gjithashtu një akuzë joetike që po bëhet. Është seksiste”, tha ajo. “Është për të ardhur keq dhe është zhgënjyese.”

Camille shtoi se është një person që e shpreh mbështetjen përmes prekjes. “Çfarë doni të them? I përqafoj të gjithë. Dhe nuk më vjen turp për këtë.

Ky njeri po luftonte për jetën e tij dhe më thyhej zemra kur e shihja ditë pas dite që i duhej të ulej atje dhe të dëgjonte akuzat më të tmerrshme që bëheshin kundër tij.

Dhe nëse do të mund t’i siguroja pak ngushëllim, atëherë sigurisht që do ta bëja, pavarësisht nëse do ta mbaja për dore apo t’ia bëja të ditur se ne ishim atje dhe do të luftonim për të, sepse ai e meritonte”, tha Camille.

Avokatja tha se është “shumë e lumtur” në lidhjen e saj me të dashurin Edward Owen. Camille pranoi se vëmendja e madhe që ka marrë pas gjyqit është “pak lodhshme”.

“Por nëse mund të jem një frymëzim për gratë e reja që duan të studiojnë në një shkollë juridike, të studiojnë dhe të punojnë shumë, atëherë ia ka vlejtur gjithçka,” tha ajo në “Good Morning America”.