Cristiano Ronaldo do të shkojë tek Chelsea? Kjo mbetet për tu parë por ka pasur një takim mes pronarit Todd Boehly me agjentin Jorge Mendes, në klientët e të cilit përfshihet edhe Ronaldo.

Në bisedën që u zhvillua mes tyre gjatë kësaj jave nuk ka munguar ideja që ylli i futbollit të kalojë në klubin angle, shkruan ‘The Athletic’. Ndërkohë 37-vjeçari portugez ka edhe 12 muaj në kontratën dyvjeçare që ai nënshkroi për t’u ribashkuar me Manchester United për një periudhë të dytë pas 12 vitesh si lojtar në skuadrat spanjolle dhe italiane. Ronaldo dihet se ka rëndësi të madhe për United dhe nuk ka asnjë problem me trajnerin e ri Erik ten Hag.

Mbetet për tu parë nëse sezoni i ri do e gjejë Ronaldon në Manchester United apo tek Chelsea.