Në një kohë kur Perëndimi ka paralajmëruar se bota do përballet me një krizë ushqimore pas fillimit të luftës në Ukrainë, Kievi ka akuzuar Rusinë se djeg grurin e mbjellë. Në pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare shfaqen ushtarët ukrainas duke tentuar të fikin zjarrin.

Ukraina ka akuzuar shpesh Moskën se ka bllokuar, ka vjedhur dhe ka djegur prodhimet e tyre. Por vet presidenti rus, Vladimir Putin, ka mohuar këto pretendime, duke thënë se fokusi i operacionit ushtarak nuk është të shkaktojë një krizë globale.

Kremlini është zotuar se do të sigurojë kalimin e sigurt të anijeve me drithë nga portet e Detit e Zi me ndërmjetësimin e Turqisë. Por edhe pse ka patur një konfirmim nga të dyja palët për ta realizuar këtë, Ankaraja zyrtare është shprehur që terreni nuk është ende i sigurt edhe për këtë arsye nevojiten më shumë bisedime.

Ndërkohë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se lufta “do të tejzgjatet”. Sipas tij, situata mund të zgjidhet vetëm me diplomaci, edhe pse negociatat ka javë që janë pezulluar.