Dhjetra trupa të luftëtarëve ukrainas të vrarë në fabrikën e çelikut Azovstal u kthyen në Kiev nga ushtria ruse.

Kufomat u transferuan në kryeqytetin ukrainas, ku po kryhet testimi i ADN-së për identifikimin e tyre. Fati i ushtarëve të kapur është i mbuluar me mister.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se më shumë se 2,500 luftëtarë nga uzina po mbaheshin robër dhe Ukraina po punonte për të siguruar lirimin e tyre.