Sherri mes dy grupeve të reperave të njohur, Noizy-t dhe Stresit vijon në rrugë dhe në rrjetet sociale. Rigels Rajku i njohur ndryshe edhe si Noizy, ka goditur me grushte e shkelma ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, mik i Stresit.

Sot janë publikuar pamjet e plota të momenteve të dhunës së ushtruar ndaj Kleviol Ahmetit.

Dyshohet se sherri mes tyre këtë herë ka nisur kur Klevioli ka folur në rrjetet sociale kundër anëtarit të OTR.

I riu mësohet se ka shkuar tek lokali i Noizy-t në Durrës, ndërsa pak minuta para “vizitës” ishte ishte ‘live’ në Instagram.
Kjo nuk është pritur mirë nga Noizy, i cili duket se gjithë këtë e pa si një provokim të situatës e cila agravoi deri në atë pikë ku reperi u dhunua në mes të rrugës.

Në videon që po qarkullon tashmë e plotë në rrjetet sociale shihet Noizy duke e rrahur me grushte ish anëtarin e The Bloody Alboz (TBA), i cili është i njohur edhe si shoku i Stresit.