Axhenda e punimeve të Samitit “Open Balkan”, në Ohër, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama:
E martë, 7 qershor
17.45 – Mbërritja në Ohër
18.30 – Darkë pune mes liderëve dhe delegacioneve
E mërkurë 8 qershor
10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)
10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)
11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.
12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)
12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve
13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve
13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve
14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit
15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë
15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre
18.15 – Kthimi për Tiranë