Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka propozuar që të krijohet një “Komunitet Politik Evropian”, propozim ky që pritet të shqyrtohet nga liderët e Bashkimit Evropian në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet ditën e nesërme

Sipas projekt-konkluzioneve, synohet të ofrohet një platformë për koordinimin politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin. Nisma mund të ketë të bëjë me Ballkanin Perëndimor, vendet e asociuara të Partneritetit tonë Lindor, vendet e EFTA-s dhe të gjitha vendet e tjera evropiane me të cilat Bashkimi ka marrëdhënie të ngushta.

“Një kuadër i tillë nuk do të zëvendësojë politikat dhe instrumentet ekzistuese të BE-së, veçanërisht zgjerimin, dhe do të respektojë plotësisht autonominë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian”, do të thonë liderët, në një përpjekje për të hedhur poshtë ndjenjat se nisma është një tjetër mashtrim për të vonuar anëtarësimin në BE të vendeve kandidate.