Në samitin e BE-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçesku tha në një konferencë për mediat se është koha që BE të përmbushë premtimet e veta, sesa të kërkojë gjëra të tjera gjëra.

‘Të nderuar qytetarë, sot në samitin e BE-së u diskutua për sfida gjeostrategjike. Ka 18 vite që Maqedonia është kandidate, në 2020 BE mori vendimi për fillimin e negociatave pa kushte, por jemi këtu dhe ende nuk kemi një vendim. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk mund të jenë në këtë situatë pasi një vend i vetëm nuk lejon integrimin. Maqedonia e Veriut njihet si vend që është i angazhuar duke gjetur zgjidhje të ndërsjella. Në të njëjtën ide jemi futur për të negociuar me Bullgarinë. Bullgaria ka vendosur të kthehet në të shkuarën dhe të rivendosë një bllokadë. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë deri tani, kemi marrë vendime të vështira. Është koha që BE të përmbushe premtimet e veta, sesa të kërkojë të tjera gjëra. Ne kemi shpallur qëndrimin tonë, se propozimi i Macron duhet të pranojë këto elemente kyçe. Kushtet historike nuk mund të jenë pjesë në kuadrin negociues. Duhet garantohet nga BE që Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të reja. Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria do të zbatojnë 4 liritë përmes Ballkanit të Hapur. Çdo nismë nuk duhet të jetë zëvendësuese e anëtarësimit të plotë në BE. të 27 vendet të cilat kanë hyrë në be. Asgjë më shumë asgjë më pak, duam vetëm respekt për identitetin kulturor historik të qytetarëve të mi dhe ta anëtarësohen në BE.’- tha Kovaçesku.