Nga samiti i krerëve të shteteve të BE-së në Bruksel, ka folur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ka pranuar para mikrofonave në nisje se unioni do t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat.
“Është një moment vendimtar për Bashkimin Evropian. Kam besim se sot do t’i japim statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë dhe do të shprehim një perspektivë të qartë dhe të fortë evropiane për Gjeorgjinë”, deklaroi Michel.
Ndërkohë, kreu i KE-së nuk ka zgjedhur të flasë për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor dhe “lojën e pistë” të Bullgarisë, e cila po mban peng çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.