Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka biseduar me 11 liderë evropianë të mërkurën, në një përpjekje për të rritur shanset që Parlamenti Evropian t’i japw Ukrainws statusin e vendit kandidat.

Ai ka biseduar me kryeministrat e Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Suedisë, Estonisë, Republikës Çeke, Belgjikës dhe Sllovenisë, si dhe me presidentët e Moldavisë, Lituanisë dhe kancelaren e Austrisë.

“Nesër do të vazhdoj këtë maratonë, ne duhet t’i ofrojmë mbështetje maksimale shtetit tonë”, tha Zelensky.