Kancelari gjerman Olaf Scholz është zotuar të ndihmojë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, në një intervistë për të përditshmen ”Bild”.
Gjatë kësaj vizite në Kiev ai theksoi se ”ne nuk duam vetëm të tregojmë solidaritetin tonë, por edhe të sigurojmë që ndihma që organizojmë, ajo financiare, humanitare, por edhe për armët, do të vazhdojë”.
“Ne do të vazhdojmë për aq kohë sa është e nevojshme për luftën e Ukrainës për pavarësi”, theksoi Scholz.
”Mbështetja do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha ai.
Kancelari gjerman tha se sanksionet që BE ka vendosur ndaj Moskës “kontribuojnë në mundësinë që Rusia të braktisë planin e saj dhe të tërheqë trupat e saj – sepse ky është qëllimi”.