Kalidou Koulibaly ka mbyllur çdo gjë sa i përket çështjes së një transferimi te Juventus. Sipas asaj që raporton “Il Mattino”, mbrojtësi i Napolit i ka komunikuar shokëve të skuadrës dhe miqve të tij se kurrë nuk do të shkojë te Juventus.
Me rinovimin të kontratës ende pa u zgjidhur, e ardhmja e 30-vjeçarit senegalez është pezull, i cili është në skadencë sezonin e ardhshëm.
Në sezonin që përfundoi Koulibaly u aktivizua gjithsej në Serie A në 27 ndeshje, ku arriti të shënonte 3 gola dhe të dhurojë dhe 1 asist. Koulibaly kërkohet në Spanjë dhe Angli, por duket se ende nuk është i bindur për një aventurë të re.