Serbia nuk iu është bashkuar ende sanksioneve ndaj Rusisë, ndonëse SHBA kërkoi që të merren me formimin e qeverisë së re. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e argumenton mosvendosjen e sanksioneve me faktin se Rusinë dhe Kinën i ka pasur gjithmonë aleate në çështjen e Kosovës, pasi ka marrë mbështetjen e tyre.
Vuçiç tha se Serbia ka lidhje shumë të mira tradicionale me Rusinë, duke shtuar se vendi e ka dënuar qartë çfarë po ndodh në Ukrainë.
“Është e vërtetë që Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë deri më tani, por duhet të kuptoni qëndrimin tonë dhe faktin që Rusia dhe Kina na kanë mbështetur gjithmonë për çështjen e Kosovës”, tha Vuçiç.
Duke folur forumin vjetor “GLOBSEC 2022” në Bratislavë, Vuçiç është shprehur se askush nuk mund të mbijetojë pa gaz, ndërsa shtoi Serbia e merr nga Rusia.
“Ne po bëjmë gjithçka mundemi për të diversifikuar furnizimin tonë me gaz dhe po punojmë për të parë se si mund të marrim më shumë gaz edhe nga burime të tjera”, ka thënë ai.
Presidenti serb shtoi se beson se situata në Evropë do të jetë shumë më e qartë në dhjetor dhe se pret që Serbia të marrë disa indikacione më të qarta se çfarë mund të ndodhë.