Bota e futbollit ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë flitet për shifra të çmendura. Si gjithnjë kur bëhen diskutime të tilla nuk mund të mungojë Gareth Bale, një lojtar që fiton afro 31,5 milionë euro në sezon.

Sipas një studimi të bërë nga Bill Plant Driving School, futbollist të Real Madrid i mjaftojnë vetëm 16 minuta në fushë por të shlyer të gjithë makinat që ai zotëron. Bale mban në garazhin e tij një pasuri prej 580 mijë euro, një Mercedes SLS AMG që kushton 192 mijë euro, një Audi Q7 50TDI që kushton 76 mijë euro.

Bale
Bale gjithashtu posedon një Bentley Continental GT që kushton 177 mijë euro, një Lamborghini Huracan 180 mijë euro dhe një Ferrari GTC4 Lusso që kushton 270 mijë euro. Për të nxjerr paratë për gjithë këtë thesar që mban në garazh nuk është se duhet të lodhet shumë, mjafton të luaj për 16 minuta.