Kosova ka fituar me rezultatin 0-2 ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve përballë Qipros në transfertë.

Pjesa e dytë ishte vendimtare, ku u shënuan të dy golat dhe Kosova u shfaq tërësisht sulmuese.

Kosova ndodhet në Ligën C, ku do kërkojë të përsërisë suksesin e vitit 2020, që u eleminua vetëm nga Maqedonia e Veriut në “play off”.

Kujtojmë se në grup me Kosovën ndodhen dhe Irlanda e Veriut me Greqinë.

Në ndeshjen e luajtur ra në sy paraqitja e mrekullueshme e Zhegrovës.