Gjykata Speciale ka zgjatur qëndrimin në paraburgim për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Veseli.
Vendimi është marrë në 26 maj 2022, por u konfirmua tani në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre, e lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.