Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 289 qytetarë, nga 1021 testime të kryera.
Momentalisht në vendin tonë, pozitivë me këtë së mundje raportohet të jenë 1.644 qytetarë, ndërsa trajtim spitalor po marrin 15 pacientë.
Në 24 orët e fundit, asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1021 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 289 qytetarë, në këto bashki:
203 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnje, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamëz, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë.
Janë 1,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë”, njoftoi MSH.