Nga një sondazh i analistit të njohur Eduard Zaloshnja, nëse zgjedhjet e përgjithshme zhvillohen sot, rezulton se Edi Rama dhe Partia Socialiste fitojnë të paktën 300 mijë vota më shumë se Partia Demokratike e udhëhequr sot nga Sali Berisha. Por ajo që bie në sy në këtë sondazh është fakti se forca qeverisëse merr të paktën 30 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e fundit, ndërsa Berisha do ti shkaktonte humbjen më të thellë Partisë Demokratike, me afro 25% më pak vota edhe se kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha.

Lexo të plotë analizën dhe tabelat e sondazhit nga Eduard Zaloshnja: 

Gjatë fundjavës zhvillova një sondazh elektronik, ku pyetësorin e shpërndava me 3000 SMS krejt TË RASTËSISHME në të gjithë territorin e vendit (1780 banorë të rritur e plotësuan pyetësorin). Në pyetësor përfshiva edhe pyetjen “NQS do të votonit sot drejtpërdrjet për Kryeminsitër, kujt do t’ia jepnit votën?”. Kampionin e ripeshova statistikisht, për ta përfaqësuar popullsinë e rritur sa më mirëdemografikisht, gjeografikisht dhe politikisht (intervali i kredibilitetit statistikor të rezultateve plus/minus 2.7%).

Për Ramën janë gati të votojnë sot 40.2% e të anketuarve (bazuar nëprofilin e tyre demografik, mund të ekstrapolohet se rreth 832 mijë banorëtë rritur do të votonin sot për Ramën, nqs kryeministri do të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli).

Për Berishën janë gati të votojnë sot 26.8% e të anketuarve (bazuar nëprofilin e tyre demografik, mund të ekstrapolohet se rreth 555 mijë banorëtë rritur do të votonin sot për Berishën, nqs kryeministri do të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli).

Plot 33% e shqiptarëve të rritur (rreth 683 mijë) nuk janë gati të votojnë sot për asnjërin nga dy rivalët kryesorë për qeverisjen e vendin (shihni tabelën e mëposhtme)

NQS do të votonit sot drejtpërdrejt për Kryeminsitër, kujt do t’ia jepnit votën?

 

%

Banorë të rritur (ekstrapolim i përafërt)

Ramës

40.2%

832,000

Berishës

26.8%

555,000

Asnjërit/S’e di

33.0%

683,000

SHËNIM: Nga 3.6 milionë zgjedhës në lista, vetëm rreth 2.1 milionë banojnë në Shqipëri. Vjet votuan vetëm 1.66 milionë banorë të rritur. 

Për kë votuan më 25 prill 2021 votuesit e sotëm të Ramës e Berishës?

Bazuar në përgjigjet që dhanë të anketuarit rreth votimit të tyre nëzgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, mund të përvijohet edhe profili elektoral i votuesve të sotëm të Ramës e Berishës (shihni dy tabelat e mëposhtme).

Për kë votuan më 25 prill 2021 votuesit e sotëm të Ramës?

PS

93%

PSD

3%

LSI

2%

P. tjetër

1%

S’votuan

1%

 

Për kë votuan më 25 prill 2021 votuesit e sotëm të Berishës?

PD-AN

87%

LSI

10%

P. tjetër

1%

S’votuan

2%